Pas ndarjes së shumëpërfolur në media nga Donald Veshaj, Bora Zemani dhe Vin Veli janë parë bashkë për herë të parë pas disa viteve ndarje.
Në vitin 2017 ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre dhe edhe pse flitej se ruanin raporte të mira kjo është hera e parë qe publikisht shihen bashkë.
E ky bashkim u bë përshkak të djalit të tyre, Arborit, i cili festoi festën e abetares ku u shoqërua nga dy prindërit e tij.
Arbrori, Bora dhe Vin Veli realizuan disa fotografi fantastike dhe shumë të ëmbla që do të mbesin një kujtim i bukur për të voglin e tyre.
“Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tenden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të pakten për gjysmën e festës që arrita të qetesohesha se ne fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor! I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund! Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti!”, ka shkruar prezantuesja e njohur, e cila ka ndarë në profilin e saj edhe disa fotografi nga festa./