INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi në një lidhje të re?

Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi në një lidhje të re?

Publikuar më: 14:29 18-11-2022

Eros Grezda e hodhi pas krahëve ndarjen e tij me Oriola Marashin dhe sot është në një lidhje me Ajsel Abazin. Mesa duket tani ka ardhur koha që modelja të bëjë një hap para në jetën e saj sentimentale.
Një foto në “Instastory-n” e Oriolës së fundmi na lë të kuptojmë që ajo ka nisur një romacë të re. Marashi ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe të gjithë e dimë që trëndafilat në këtë ngjyrë simbolizojnë dashurinë.

Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar, nëse është e vërtetë të gjithë jemi kuriozë të mësojmë kush është mashkulli që ia ka marrë zemrën Oriolës.
Futbollisti Eros Grezda, ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me modelen e njohur Oriola Marashi. Ai ka thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën. Ai gjithashtu shprehet se lidhjen që ka pasur nuk ka dashur asnjëherë ta bënte publike, por duke ditur që Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla, është e vështirë që diçka ta mbash private.

"Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”- u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0017209053039551