Çfarë po ndodh mes tyre?!
Olsi mesa duket e ka hedhur shpejt pas krahëve ndarjen nga Fjorentina dhe menjëherë ka “hedhur grepat” e le të themi që ka qëlluar në shenjë.
Kanë lindur disa dyshime se Olsi po flirton me tifozen më seksi të Kombëtares, Irida Oxa dhe këto dyshime filluan menjëherë pasi një vajza sexy komentoi në një prej fotove të Olsit. Por e gjitha nuk mbaroi me kaq. Ata kanë postuar të nëjtën foto deh në të njëjtën orë.
“Ne do të fshihemi nga kjo botë, vetëm ti dhe unë. Në dreq fama për sa kohë ti je mashkulli im dhe unë dama jote. Grabite këtë botë të verbër dhe unë do të ndjek deri në fund. Më udhëhiq drejt vdekjes dhe unë akoma do të jem miku jot më i ngushtë”, shkruhet në postimet e të dyve ku shfaqet një djalë dhe një vajzë me maskë.
‘Djal i keq romantik”, shkruan Olsi, ndërsa Irida e quan veten “vajza e keqe”.
Menjëherë pasi qarkulluan lajmet se mes tyre janë ndezur shkëndijat e para ka reaguar Irida.
“Biseda me kode…Je kapur mat”, – shkruan ajo çka të le të mendosh se mes tyre vërtet po ‘kurdiset’ diçka.