Loredana që pas skandalit në Zvicër ku u akuzua se i kishte marrë një çifti shuma të konsiderueshme parash, por pa ja kthyer pas ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare e zviceriane.
Më tej ajo na ka treguar se po përgatiste disa klipe të reja, duek i bërë të ditur të gjithëve se nuk kishte ndërmend së ndaluari të nxjerruri muzikë të mirë.
Më pas, ajo u pa në foto me partnerin e saj Mozzik dhe reperin shqiptar të njohur në Gjermani, Dardan.
Sot, u publikua klipi i parë ku Loredana shfaqet pas publikimit të skandalit, por ajo këtë herë nuk është pjesë e tij si këngëtare, por pjesë e bashkëpunimit të Mozzik-ut me Dardan-in, “A Milly”.
Në pak skena, ajo shfaqet krah bashkëshortit të saj.
Kanë qenë kohë të vështira për të, pasi përveçse akuzohet se ka qenë pjesë e një skeme zhvatjeje të jo pak po 900 mijë frangave, dje Loredana humbi të atin.
Përjetimin për këtë humbje ajo e ndau dje në Instagram, ku shkruajti:
“Është dita jote, por ti je larg. E megjithatë, të ndiej thellë në zemrën time.”
Ajo ka njoftuar edhe anulimin e koncerteve, ndërsa vijon të jetë nën hetim nga prokuroria e Zvicrës.