Ata ishin një ndër çiftet më të preferuar dhe të dashur për publikun shqiptar ku kryefjala nëpër mediat e ndryshme ishin ata dhe e kemi fjalën pë reperin Stresi dhe Keisin.
Prej disa javësh Stresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar në media për shkak të ndarjes së tyre të papritur. Lajmi i ndarjes u zbulua kur Keisi fshiu fotot me Stresin, hoqi mbiemrin e tij nga bio i saj dhe gjithashtu e hoqi reperin nga Instagrami.
Pas ndarjes së tyre të gjithë ishin kureshtarë mbi arsyet që i çuan Stresin dhe Keisin në këtë vendim.
Ndërkohë me postimet e tyre në rrjete sociale, ata kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë miqësore pasi shpeshherë i hedhin thumba njëri-tjetrit.
Pas reagimit të reperit me një status në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory, ku duket i nervozuar nga fjalët lart e poshtë, i kërkonte mediave të mos i interpretonin postimet e tij sipas dëshirës së tyre.
Së fundmi, faqja “Vipat e bllokut” në Instagram ka publikuar një video të Stresit krah një femre tjetër, duke supozuar se ajo është e dashura e tij e re.
“Stresi me të dashurën e tij”- shkruhet në videon e postuar e cila i ka bërë të gjithë kuriozë nëse është i vërtetë ky lajm ose jo.
Vajza bjonde shfaqet në krahët e reperit teksa ndodhen së bashku në plazh, por ende nuk dihet nëse ata janë vërtet bashkë ose thjeshtë miq të mirë.
Po ashtu, identiteti i vajzës mbetet i pazbuluar për publikun dhe nuk na mbetet përveçse të presim reagimin e tij për të mësuar më shumë për reperin dhe femrën krah tij.