INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm: Jam e...

Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm: Jam e...

Publikuar më: 11:34 02-04-2024

Ndarja mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë një ndër temat më të diskutuara në mediat shqiptare. Pavarësisht se dyshja ende nuk e kanë pranuar publikisht se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, prej shumë kohësh tashmë Ledri dhe Sara nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, qoftë edhe në ditë të veçanta, si për ditëlindjen e vajzës së tyre.

Ditën e sotme, Sara ka marrë vendimin për t’u zhvendosur në Tiranë, të paktën këtë ka lënë ajo të nënkuptohet nga disa postime të bëra në profilin e saj të Instagramit. Fituesja e “Dancing with the Stars” ka publikuar në Instastory disa fotografi, duke treguar se ndihet shumë e emocionuar për zhvendosjen e saj në Tiranë.

“Kam blerë shtëpi të re në Tiranë dhe sot erdha të zgjedh bllakat e banjos. Jam e emocionuar“, ka shkruar Sara

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662