Prej disa ditësh po bën shumë bujë më mediat rozë ndarje e Mozzik dhe Loredana. Ende nuk dihet tamam se pse ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por pavarësisht të gjithave, të dy kanë vazhduar përpara me jetën dhe karrierën e tyre. Mozzik ka lajmëruar së fundmi për këngën e tij më të re, të titulluar ‘Dhelpër dinake’. Kënga pritet të publikohet së shpejti dhe është premtuar të jetë hit.
Së fundmi reperi i talentuar ka bashkëbiseduar me fansat e tij në rubrikën “ask me a question” në Instagram ku i është përgjigjur disa pyetjeve.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse këngët e reja do të jenë shqip apo gjermanisht. ‘Shqip’, është përgjigjur prerë reperi. Kujtojmë që reperi pas lidhjes me Loredanën, thuajse në çdo këngë të tij këndonte gjermanisht por tani që janë ndarë, ka ndërmarrë një vendim të tillë.