Mozzik dhe Loredana njoftuan ndarjen pak ditë më parë, ndërsa këngëtarja theksoi se tashmë do të jetë e vetme edhe në muzikë. Që prej momentit kur lindën dyshimet e para, dyshja ka hedhur vazhdimisht kunja ndaj njëri tjetrit, madje edhe titulli i këngës së fundit të Mozzik, duket si një thumb ndaj Loredanës.
Mozzik është parë nën shoqërinë e modeles së njohur Ljubica Medenica. Kjo e fundit ka postuar në instagramin e saj një video të shkurtër ku shihet së bashku me reperin. Nga disa media kosovare u tha se Ljubica mund të jetë e dashura e re e Mozzik, por në fakt e vërteta është ndryshe.
"Prive" ka zbuluar se lidhja mes Mozzikut dhe Ljubicës është profesionale pasi modelja do jetë pjesë e videoklipit të ri të reperit.
Kënga do mbajë titullin "Dhelpër dinake" dhe mendohet se i kushtohet Loredanës.