Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kohët e fundit kanë qenë në vëmendjen e mediave për shkak të ndarjes mes tyre. Por Çoçaj së fundmi bëri një lëvizje që tërhoqi edhe më shumë vëmendje, ai e la profilin e tij në Instagram publik.
Pas ndarjes nga moderatorja ai ka bërë publike llogarinë e tij personale të Instagram-it dhe padyshim të gjithë kemi qenë kuriozë se mos ndoshta në ndonjë cep të profilit të tij “fshihej” një gjurmë e Luanës. Epo në fakt nuk jemi gabuar.
Ajo që bie në sy në Instagramin e tij, janë disa video ku dëgjohet zëri i Luanës që është duke biseduar dhe qeshur. Në disa prej tyre ajo është së bashku me famijarët e ti.
Epo siç duket edhe pse të ndarë, Krenari ruan disa kujtime me ish-partneren e tij.