Gjatë natës së parë të spektaklit “Dance With Me”, këngëtari shqiptar Seldi konfirmoi lajmin se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës. Madje u shpreh se edhe përse janë ndarë, ka shumë respekt për të dhe familjen e saj. Mimoza nuk ka bërë ndonjë reagim direkt për këtë ngjarje, por Seldi sapo na prezantoi me tezen e tij për të cilën thotë se e do shumë.
Ai postoi një fotografi bashkë me të me përshkrimin ‘Family time ❤ lov u teze’.