Loredana Zefi, është njëra nga reperet më të suksesshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Ajo tashmë është duke punuar fuqishëm për karrierën e saj, e që pas distancimit nga reperi Mozzik, biondja po vazhdon e vetme dhe siç ka thënë ‘do e sjellë bukën në shtëpi edhe për vajzën e saj’.
Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, 24-vjeçarja bën të ditur se ka marrë një çmim për këngën e saj me Mero, dhe se çdo gjë ia dedikon vetëm një njeriu, vajzës së saj. “Çdo gjë vetëm për ty Hana”, ka shkruar ajo në foton ku shfaqet me vajzën e saj bukuroshe.