Loredana dhe Mozzik i dhanë fund disa javë më parë marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë që quhet Hana. Dy këngëtarët kanë vazhduar me jetën e tyre personale të ndarë dhe janë angazhuar tek muzika dhe rritja e vajzës. Por ndonëse thumbimimet nuk kanë munguar mes tyre, ku u përfol se kënga e Mozzik “Dhelpër Dinake” është për Loredanën, kjo e fundit ka bërë një gjest të papritur. Loredana gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me vëllain e Mozzik, reperin Getinjo dhe ndonëse ata janë ndarë, mesa duket raporti i tyre mbetet shumë i mirë. Së fundmi, Getinjo ka bërë një video live dhe në këtë foto të ruajtur nga “Iconstyle.al”, aty ka komentuar Loredana, e cila i shkruan “Qëndro cool vëlla”, duke treguar se dyshja ende ruajnë një raport të mirë ndonëse Loredana është ndarë nga vëllai i tij.