INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Nora në një lidhje me modelen seksi? Robert Berisha zbulon të vërtetën, ja me kë bashkëjeton ai! [FOTO]

Pas ndarjes nga Nora në një lidhje me modelen seksi? Robert Berisha zbulon të vërtetën, ja me kë bashkëjeton ai! [FOTO]

Publikuar më: 16:36 14-11-2019

Një nga lajmet më të përhapura të verës, ka qenë ajo e Robert Berishës dhe një modele simpatike e cila jetonte në Amerikë. Pas një fotoje shkrepur nga paparazz-ët, Roberti u tha se kishte kishte nisur një romancë të re. Por së fundmi, është vetë këngëtari që sqaron të vërtetën e kësaj historie. I ftuar në "Glamour Zone", ai i thotë moderatores Ester Bylyku, se takimi me atë vajzë ka qenë vetëm një rastësi.

Në fakt, Roberti ishte i shoqëruar nga Big Mama, dhe disa artistë të tjerë në Turqi, ku rastiti edhe vajza në fjalë. Roberti shprehet se ata qëndruan vetëm 10 minuta, e mëpas, erdhen edhe kolegët e tjerë. Por mjaftuan vetëm 10 minuta, për të bërë një zhurmë aq të madhe në media.

Ai tregoi gjithashtu se vazhdon akoma të jetojë me Norën por për disa ditë në javë.

‘Ta themi troç me kë jeton tani Roberti’ ishte pyejta e moderatores.

‘ Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë, prindërit e Renes’ është shprehur këngëtari.

“Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç the edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s’je”, u shpreh Roberti.

robi.png

Article Logic
Execution time: 0.0022969245910645