INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Oriola Marashi, Eros Grezda në lidhje me modelen seksi? Ky DETAJ shton dyshimet!

Pas ndarjes nga Oriola Marashi, Eros Grezda në lidhje me modelen seksi? Ky DETAJ shton dyshimet!

Publikuar më: 14:30 25-08-2021

Një vit më parë Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin një nga çiftet e preferuara të showbizit. Pasi konfirmuan lidhjen, çifti nuk u kurseu fansave foto e video ku dukeshin më të dashuruar se kurrë. Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele, shkruan news31-al. Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit.

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë gjërave. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë.

20210825_141134.jpg

 

20210825_141119.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0048999786376953