Ariana Grande vendosi të qëndrojë në heshtje, pasi lajmi se ajo i ka dhënë fund fejesës me Pete Davidson u përhap në mbarë globin.
Mirëpo mbrëmjen e sotme, këngëtarja e hitit “Breathin” ka publikuar për herë të parë një foto në “Instagram Stories” ku tregon se për pak ankthi, sa nuk i shkatërroi ditën.
Në foton e publikuar, ajo shkruante ndër të tjera, me shkronja shumë të vogla: “S’mund ta besoj se për pak e lashë ankthin të më shkatërroj ditën dot! Jo sot Satan! As nesër e asnjë ditë tjetër!”
Duket se pas ndarjes, këngëtarja ka qënë shumë e zënë duke u marrë me provat e muzikalit “Wicked” që do të shfaqet në 29 tetor në “NBC”. Ariana zbulonte në rrjetet sociale, se ishte e nderuar të ishte të merrte pjesë në përvjetorin e 15 të tij.