Cardi B këngëtarja e shumë hiteve, para disa muajsh u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të quajtur Kulture.
Nga moment që u bë nënë reperes i janë ofruar shifra marramendëse nga mediat për t’ju dhënë foton ekskluzive, raporton 'RevistaWho.al', por Cardi ka treguar se imazhin e së bijës nuk e shet për asgjë në botë.
Ajo ka vendosur që ta bëjë tashmë publike engjëllin e saj, duke postuar një foto në profilin e saj Istagram, ku ka pranuar komente të shumta nga fansat.
Si fillim bëri deklaratën e papritur për ndarjen nga bashkëshorti dhe më pas ka publikuar foton e parë të Kulture.
Vogëlushja shfaqet mjaft e ëmbël dhe dukset sikur ky ka qenë momenti perfekt që e ëma ta prezantonte në publik.