INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Rihanna, Drake gjen ngushëllim te kjo këngëtare e njohur [FOTO]

Pas ndarjes nga Rihanna, Drake gjen ngushëllim te kjo këngëtare e njohur [FOTO]

Publikuar më: 15:15 15-10-2016

Nëse Rihanna e ka ndarë mendjen që nuk do të kthehet me ish-ët, Drake nuk mendon kështu. Ndarja e rradhës e këngëtares nga Barbadosi dhe reperit, u përfol shumë në mediat rozë, ndarje në të cilën mendohet se mund të ketë pasur ndikim Nicki Minaj. Drake po gjen ngushëllim te “Anaconda”, të paktën kështu është shprehur një burim për Hollywoodlife.com. “Nicki është ndjerë keq teksa shikonte Drizzy-n të mërzitur, dhe ka vendosur t’i qëndrojë pranë atij. Për më tepër, e ka thirrur atë “babe” dhe i ka thënë se është një person me shumë vlera”.

Ne sigurisht që as do ta çonim nëpër mend këtë, nëse nuk do të qarkullonin këto zëra se Nicki është një faktor në ndarjen e Drake nga Rihanna, edhe pse burimet kanë thënë se reperi nga Toronto ka qenë gjithmonë i magjepsur nga Minaj. Jo për ndonjë gjë, por kjo e fundit duket e lumtur në krahët e Meek Mill.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439