Robert Berisha dhe Nora Istrefi i tronditën të gjithë këtë verë kur lajmëruan ndarjen e tyre, që ende nuk dihet nëse do të jetë e përhershme.
Pas lajmit të ndarjes, Nora u nis me pushime në Turqi së bashku me të bijën dhe nënën e saj. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit foto nga pushimet ku shihet më në formë se kurrë.
Pasi Nora dhe Roberti u ndanë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen, është një unazë në gishtin e tretë të dorës së këngëtares, të cilën nuk e ka hequr asnjë moment madje as gjatë pushimeve. Unaza mendohet të ketë një domethënie të madhe për atë, përderisa ajo është e lidhur aq shumë me të, edhe pse nuk dihet kush ia ka dhuruar, ose nëse është unaza e Robertit që i'a ka dhuruar.