Kohëve të fundit, Mimoza Shkodra dhe Seldi janë lakuar gjatë në titujt rozë për shkak të ndarjes së tyre.
Ndërkohë që Seldi e konfirmoi ndarjen publikisht në “Dance with Me”, nga Mimoza nuk kemi marrë asnjë reagim.
Duket se ajo ka vazhduar jetën e karrierën e saj me koncerte dhe evente të ndryshme.
Por duket se së fundmi, këngëtares i është dashur të anullojë një koncert në Tiranë pasi organizatori i një club-i nuk ka kryer detyrimet.
“Të dashur fansa në Tiranë, në këtë event unë nuk do të jem e pranishme, pasi organizatori i këtij club-i nuk i ka kryer obligimet e kërkuara! Shihemi së shpejti në Tiranë herë të tjera”, shkruan këngëtarja.