Në fillim ai braktisi të dashurën e tij Bella Hadid për të nisur një lidhje të re me Selena Gomez.
Supermodlja Hadid mbeti shumë e zhgënjyer dhe e përjetoi shumë keq ndarjen. Por siç thonë: Koha shëron gjithçka dhe koha ka vepruar edhe në rarstin e saj duke e harruar plotësisht ish-in.
Madje vetë Bella e kishte paralajmëruar këngëtarin kanadez se lidhja e tij me Gomez nuk do të zgjaste sepse ajo po e përdorte atë si kurth për të tërhequr Justin.
Dhe ashtu siç shihet me ngjarjet e fundit, me rikthimin e Selenas me Justin, fjalët e Bellas kanë rezultuar të jenë të vërteta.
Edhe pse modelja duket e vendosur për të mos u kthyer më me The Weeknd nuk dorëzohet sepse po sheh të gjitha mundësitë që të bëjë sërish për vete modelen e njohur.