Keisi është kthyer në një emër shumë të komentuar në titujt rozë, për shkak të lidhjes që dikur kishte me reperin e njohur, Stresin. Prej kohësh dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre, duke i lënë hapsirë njëri-tjetrit për një jetë të re. Në çdo dalje të tyre ata nuk ngurrojnë të tregojnë se ruajnë shumë respekt për njëri-tjetrin. Përmes postimit të fundit ne rrjetin social “Instagram”, Kejsi ka rritur dyshimet se është fejuar, duke postuar dorën e saj me një unazë. Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e saj përveç fotos që ka trazuar rrjetin.