INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Tea e pyesin se cili do jetë çifti tjetër i Përputhen, Bearti jep përgjigjen që s’pritej!

Pas ndarjes nga Tea e pyesin se cili do jetë çifti tjetër i Përputhen, Bearti jep përgjigjen që s’pritej!

Publikuar më: 12:30 30-03-2021

Tea dhe Bearti janë një prej çifteve më të përfolura të momentit. Ata u përfolën për një lidhje në kohën kur Tea ishte ende në “Përputhen”, duke dalë me Andin, me të cilin në vërtetë nuk pati asnjëherë lidhje.

Një javë pasi doli e përputhur me Andin, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin dhe të dy ata u detyruan të pranonin se ishin në një lidhje prej disa muajsh dhe me Andin gjithçka ishte një lojë.

Por së fundmi edhe mes tyre ka marrë fund dhe këtë e kanë konfirmuar që të dy përmes statuseve në rrjetet sociale.

Bearti ndërkaq ka vendosur t’ju përgjigjet fansave dhe ndërsa dikush e pyet se çfarë është dashuria për të, ai përgjigjet me anë të një këngë në tekstin e së cilës thuhet se prindërit të thonë gjithmonë të qëndrosh larg drogës dhe alkolit, por dashuria është droga më e keqe dhe askush nuk mund ta kontrollojë se me kë bie në dashuri.

Një tjetër pyetje interesante që i’u adresua ishte se “kush konkurrentë” do dalin çift nga Përputhen dhe Bearti u shpreh se nuk e sheh emisionin.

Ja pra që eskperienca e tij me Përputhen ka marrë fund.

sagg.png

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703