Pas daljes nga “Për’puthen’, Bearti ka qenë një nga djemtë më aktiv në rrjete sociale. Lidhja e tij e fshehtë me Tean dhe më pas ndarja e papritur, e vendosi Beartin në qendër të vëmendjes mediatike. Ndonëse është shprehur se nuk i pëlqen fama, duket se në fakt këtë periudhë ai po e shfrytëzon në maksimum për të qenë sa më afër personave që e ndjekin.
Madje, ai vetë ka dashur të nxisë thashetheme me videon e fundit të publikuar në IntaStory. Bearti ka treguar se po i kalon pushimet në jug të Shqipërisë, në shoqërinë e një vajze seksi e cila quhet Juliana.
Ata trokasin gotat me njëri-tjetrin dhe kaq u desh që fansat të aludojnë për një lidhje të re, pas ndarjes nga Tea.
As Bearti dhe as vajza në fjalë s’kanë reaguar ende për këto lajme.