Kylie Jenner u nda sërish nga Tyga, por…
Bukuroshja 19 vjecare duket se nuk po e përjeton aq keq ndarjen pasi është e angazhuar me linjën e saj të “Kylie Cosmetics” dhe me zgjerimin e këtij biznesi. Gjithashtu ylli i reality show-t, pas ndarjes nga reperi nuk ka ndryshuar vetëm statusin. Ajo i surprizoi fansat dhe ndjekësit e saj teksa u shfaq me një ngjyrë flokësh krejtësisht të ndryshuar duke i kthyer ato nga të zeza në të verdhë-kanarine. E sigurtë në vetvete për suksesin e ndryshimit të ri, 19 vjeçarja poston disa video me këtë look të ri. Mendoni edhe ju se i shkojnë?