Ajo sapo u nda nga i dashuri i saj prej dy vitesh, por sipas të gjitha gjasave duket se nuk ka për të humbur aspak kohë!
Vëmendja mashkullore nuk i mungon aspak mbretëreshës së rrjeteve sociale tashmë që është single, pasi raportohet se është bërë “mollë sherri” mes dy reperave amerikanë. TMZ bën me dije se 21 Savage dhe rivali i tij 22 Savage janë futur në një garë për të siguruar simpatinë e bukuroshes 19 vjeçare. Madje ky i fundit edhe ka realizuar një këngë për Kylie-n, si për t’i treguar që e ka më seriozisht. Bëhet me dije se kënga do të titullohet “Kylie’s Daddy” dhe është një shfaqje publike ndjenjash për motrën e vogël Jenner. Por kush do ta fitojë?