Olsi Bylyku duket se ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Egli Takon dhe ka nisur një histori të re dashurie.
Ditën e sotme ‘Vip Magazine’ shkruan se aktori ka nisur një histori dashurie me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun. Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.
Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.
Teksa emri i saj nuk dihet, lajmi nuk është i konfirmuar dhe mbetet ende në kuadrin e thashethemeve.