Oriola Marashi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për shkak të jetës së saj personale. Modelja ka qenë në një lidhje me futbollistin e njohur Eros Grezdën.
Pak kohë më parë burime pranë çiftit treguan se dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe si pasojë kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Burime pranë dyshes zbuluan se shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca ku secili i kanë dhënë prioritet karrierës.
Ndërkohë së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Oriola e ka “thumbuar” keq Erosin.
“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ish në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe.”- shkruhet në thënien që ka ndarë modelja në InstaStory.