Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa javësh. Megjithatë dyshja ndiqeshin në rrjetet sociale dhe u tha se ata u ndanë me mirëkuptim. Por me sa duket ky veprim i fundit i Pete nuk tregon këtë gjë.
Një burim për “Us Weekly”, ka treguar se aktori i humorit i ka bërë bllok këngëtares pasi ka zgjedhur të distancohet nga të gjitha gjërat që ndikojnë në shëndetin e tij mendor.
Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja Ariana, e cila duke iu përgjigjur një fansi, tregoi se ishte bllokuar nga ish-i fejuari. Ndër të tjera, Ariana tregoi se gëzon shumë respekt dhe dashuri ndaj ish-partnerit, ndaj të gjithë le ta trajtojnë njësoj si ajo.
“Unë do të kem një dashuri të pakushtëzuar për të dhe nëse keni keqkuptuar projektin tim të fundit, ndoshta keni marrë mesazhin e gabuar,” – u shpreh Ariana.