INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, Ronela Hajati shpjegon se çfarë ka ndodhur me Young Zerkën dhe ka një vërejtje për të

Pas ndarjes, Ronela Hajati shpjegon se çfarë ka ndodhur me Young Zerkën dhe ka një vërejtje për të

Publikuar më: 19:56 05-04-2019

Lidhja midis Ronela Hajatit dhe Young Zerkës nuk u konfirmua kurrë as kur ata ishin bashkë dhe as tani që të gjitha dyshimet thonë se janë të ndarë.

Dyshimet e ndarjes vijnë pas heqjes së njëri-tjetrit nga lista e “followersa-ve”, por edhe nga deklaratat e ndryshme që artistët kanë dhënë nëpër emisione televizive.

Së fundmi, Ronela ishte e ftuar në “Mirage” nga ku padyshim pyetja e pashmangshme ishte se çfarë ka ndodhur midis saj dhe Zerkës, por Ronela dhe njëherë i’u shmang pyetjes me diplomaci.

Ajo foli mjaft mirë për këngëtarin, por kishte edhe një vërejtje për të, duke thënë se bën shumë për të tjerët.

“Jemi kolegë të mirë dhe Aldo (Young Zerka) është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj. Është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe, ka ndihmuar shumë njerëz, me aq sa ka pasur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbrapsht. Ka bërë hite dhe u ka dhënë hite njerëzve që mendoj se nuk ia kanë kthyer fare ‘feedback’-un. Mendoj se meriton shumë më tepër sesa po i serviret nga showbiz-i. Është shumë i talentuar, e do shumë atë që bën. Është djalë që ka shumë vlera”, tha Ronela.

Pyetja e radhës ishte nëse a ka diçka më shumë se miqësi mes tyre:

“Ne flasim, nuk është që nuk flasim”.- u përgjigj Ronela.

Sipas miqve të artistëve arsyeja kryesore pse ata përfunduan të ndarë ishte

fakti që Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën, ndërsa këngëtari kërkonte ende të ishte një shpirt i lirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333