Thuajse të gjithë u tronditën kur reperja me famë mbarëbotërore Cardi B njoftoi ndarjen nga partneri i saj Offset.
Duket se marrëdhënia e tyre po shkonte për mrekulli deri në momentin që u njoftua ndarja nëpërmjet një postimi në Instagram nga vetë këngëtarja. Por kjo situatë duket se nuk i ka shpëtuar komentit të reperes Nicki Minaj e cila vetëm pak kohë më parë pati një sherr të madh me Cardi B, që u agravua deri në dhunë fizike.
Nëpërmjet një burimi të sigurt ajo ka shprehur se nuk është e kënaqur aspak nga kjo ndarje. Ndër të tjera ajo ka thënë se: “Në botën e hip popit është e vështirë të ruash një marrëdhënie të qëndrueshme ku të gjithë mundohen të të ulin poshtë. Megjithatë kjo situatë mua nuk më kënaq aspak, nuk ndihem keq ama urrej të shoh familje me një fëmijë të vogël të përçarë”.