Vetëm pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela zbuloi se ishte ndarë nga Çimi. Ata dolën çift nga programi i dashurisë dhe nëpër intervista e rrjete sociale, u shprehën se kishin menduar që edhe të bashkëjetonin.
E teksa dukej se çdo gjë po shkonte bukur mes tyre, Stela bën postimet e papritur në rrjetet sociale. Ajo shkruante se e kishte marrë vesh se ishte ndarë, pasi Çimi kishte fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në “Instagram”. Madje ajo shtonte se nëse e shikon njeri në rrugë, ta pyesnin se pse.
Mirëpo pas ndarjes së ish-konkurrentëve, ka ardhur edhe reagimi i Lindita Bimit, e cila gjithashtu ka pasur pëlqim për Çimin në program. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në TikTok, dikush e ka pyetur nëse ka më lidhje me Çimin duke qenë se ai nuk është më në një marrëdhënie me Stelën. Dhe Lindita ka dhënë një përgjigje siç di vetëm ajo, me thumba për ish-çiftin e “Për’puthen +40”.
“Jo nuk më lidh puna me Çimin fare. Më vjen keq që të paktën t’i kishte rregulluar dhëmbët Çimi Stelës”, është shprehur ajo përmes një videoje.