Ndarja e Norës dhe Robertit ishte shumë e bujshme këto ditë dhe ata ishin kryefjala kryesore nëpër portale të ndryshme.
Por, ditën e sotme Nora postoi një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku shihej në aeroportin e Prishtinës duke u larguar jashtë vendit dhe nuk dihet arsyeja e këtij vendimi ose ndoshta ka ndonjë koncert.
Ky udhëtim i saj e ndihmon Robertin të kalojë më shumë kohë me vogëlushen e tij dhe momentet e bukura i ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet e tij sociale.
Së fundmi, ai ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory ku shfaqet Renee e veshur si mbretëresha e përrallave, Elsa me një fustan blu dhe duket mjaft e lumtur.
“Elsa ime”- ka shkruar Roberti mbi videon e postuar.
Edhe pse prinërit e saj janë ndarë dhe mbetën miq siç kanë deklaruar ata vetë, Renee nuk do e ndiejë mungesë e asnjërit prej tyre.