Ka kaluar vetëm një javë qëkur ish çifti i famshëm Halsey dhe G-Eazy i dhanë fund lidhjes së tyre për herë të dytë. G-Eazy është parë duke flirtuar me një modele gjatë një ndeshje basketbolli në New York dhe kjo e ka irrituar pa masë yllin e hitit “Without Me”.
Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Hollywood Life” se ajo nuk e do më reperin në jetën e saj por kjo nuk e ndalon të marrë hak kundrejt tij pasi ai e harroi shumë shpejt. Hakmarrja e saj do jetë e ngjashme, ajo është e hapur për lidhje të reja, me një person më të ri dhe më besnik se G-Eazy.