Nëse nuk e keni marrë ende vesh Ariana Grande dhe Pete Davidson janë ndarë dhe tani më mediat amerikane kanë zbuluar se në fakt lidhja ka qenë aspak e planifikuar, gati boshe sepse çifti nuk ka bërë kurrë plane për një dasmë pas fejesës.
Pavarësisht se e kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë me një unazë, TMZ thotë se çifti "dukej se e dinte që martesa nuk ishte në planet e tyre", sepse ata nuk bënin asgjë për të treguar se një martesë po vinte.
Do të thotë, nuk kishte asnjë datë të caktuar, asnjë vend të zgjedhur, dhe asnjë fustan i bardhë për Ariana.
Ishte e gjitha një lojë? Vetëm ata të dy mund t’a konfirmojnë!