Situata kaotike e krijuar para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael është komentuar nga shumë personazhe publik dhe jo vetëm. Mirëpo nuk mund të mos reagonin edhe ata që janë prekur më shumë, bëhet fjalë për Tifozat Kuq e Zi. Grupimi zyrtar i tifozëve të kombëtares, kanë marrë një vendim të rëndësishëm për ndeshjet në vazhdim. Ata do të bojkotojnë ndeshjet e rradhës që do të luhen në Shqipëri. Sipas tyre, kombëtaren do ta ndjekin vetëm në transferta, pasi atje i respektojnë.