Kim Kardashian nuk është më bjonde.
Ylli i reality show-t mbrëmjen e kaluar ndau me ndjekësit disa foto me ngjyrën e re të flokëve. 37 vjeçarja i surprizoi të gjithë me flokët e kthyer në ngjyrë rozë.
"Hej djema. Ju pëlqejnë flokët e mi rozë? ", shkruan ajo mbi postim. Madje iu ka kthyer përgjigje edhe atyre që e kanë pyetur nëse flokët ishin të vërtetë apo paruke duke i siguruar se janë të vërtetë.
Kujt i dedikohet ky ndryshim i saj?