Adresat zyrtare në Twitter të POTUS dhe FLOTUS kanë ndryshuar fotot e profilit në ato të Presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump. Ndryshimet në Twitter ndodhën pothuajse menjëherë pas betimit të Trump si Presidenti i 45 i SHBA’së. Kjo ishte një tranzicion paqësor në mediat sociale.
Pasi llogaria e tij është rikthyer në @BarackObama pasi më herët përdorte @POTUS (President Of The United States), Obama ka bërë edhe postimin e parë në Twitter, tashmë në pozicionin e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Përshëndetje të gjithëve! Rikthim në origjinal. A është ende kjo gjë? Michelle dhe unë jemi për një pushim të shpejtë, por do të kthehemi në punë”, ka shkruar Obama.