INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas nënës edhe babai i shkruan Stresit pas hekurave, ‘Ne kemi duart e ky regjim ka...'

Pas nënës edhe babai i shkruan Stresit pas hekurave, ‘Ne kemi duart e ky regjim ka...'

Publikuar më: 10:16 19-10-2018

Në ditën kur këngëtari i njohur Stresi do të dalë përballë drejtësisë për tu njohur me masën e sigurisë, nëna dhe më pas babai i tij i kanë përcjellë mesazhe publike. Sali Lushaj, babai i Stresit ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij dy ditë më parë. në postimin e tij në facebook, Lushaj thotë se çdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi dhe tërbimi pas padisë që ai kishte bërë në gjykatë ndaj Taulant Ballës.

Postimi i plotë i Sali Lushajt
“Përshëndetje Miq !Besoi po shikoni e dëgjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi .Çdo gjë e sajuar, çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë. Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’ do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur. Grup kriminal i madh shumë pa asgjë tjetër. Por ne kurrë s’ do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’ do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë. Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është, ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por me mbështetje deri në këto momente. dhe ne do te mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort”.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322