Afrimiteti i krijuar mes Donaldit dhe Beatrix ka zgjuar debate të shumta.
Fansa të dyshes Bora-Donald janë irrituar dhe ditët e fundit kudo ka pasur reagime në rrjete sociale duke e cilësuar si tradhëti ndaj Borës, e cila po e pret jashtë pas sinjaleve që ky vet i dërgoi.
E këtyre fansave i është bashkuar edhe një emër i njohur i showbizit shqiptar.
Bëhet fjalë për Rezarta Shkurta, e cila hapur ka shprehur zhgënjimin ndaj Donaldit.
Artistja publikisht ka hequr nga Instagrami aktorin duke aluduar se ai po shitet për show.
“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për shou as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera” – ka deklaruar ajo duke publikuar momentin kur e bëri një gjë të tillë.