INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ngacmimeve të shumta nëpër komente dhe divorcit me gruan, Era Istrefi paska nisur një romancë me DJ e famshëm botëror

Pas ngacmimeve të shumta nëpër komente dhe divorcit me gruan, Era Istrefi paska nisur një romancë me DJ e famshëm botëror

Publikuar më: 17:36 10-03-2019

Ai tha se ishte i gatshëm të divorcohej për të, Era Istrefi paska nisur një romancë me DJ e famshëm botëror

Era Istrefi është përfolur prej kohësh për një lidhje me DJ Diplo.

Duket se këto thashetheme po bëhen gjithnjë e më të vërteta, edhe pas komenteve e ngacmimeve të shumta që artistët shpeshherë kanë ndarë me njëri-tjetrin në “Instagram”.

Siç thotë edhe populli “ku ka zë, nuk është pa gjë”, prandaj së fundmi burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar se një romancë midis këngëtares kosovare dhe Dj të famshëm ka nisur.

Miqtë e afërt të çiftit kanë konfirmuar se mes këngëtares dhe producentit të njohur po ndodh një lidhje serioze, ndonëse ata kanë zgjedhur që të mos flasin në media.

Sipas tyre, Era dhe Diplo po jetojnë një histori pasiononte në SHBA, aty ku dhe këngëtarja prej kohësh është duke punuar për të fuqizuar emrin e saj në arenën ndërkombëtar.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053