Rashel Kolaneci është një ndër vajzat më seksi dhe më të komentuar në vendin tonë. Postimet në rrjetet sociale e bëjnë atë të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe së fundmi është bërë konkurrente e spektaklit “Dance With Me” ku partner ka Seldin.
Jo më larg se dje asetet e saj superseksi u kthyen në një debat të nxehtë në spektaklin ku ajo merr pjesë, pikërisht pas kërcimit të saj seksual që u komentua nga juria si provokues.
Por sot si për inat të ‘gojëve të liga’, Rasheli ka ndarë në Instagramin e saj një foto që ka tërbuar të gjithë dhe nuk mund të mugonin komentet e shumta.
Shumë i komentuan të pasmet dhe trupin seksi, por futbollistit Drilon Tejeci që aktivizohet te ekipi i KEK në Supërligën Kosovare dhe është pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës i ka tërhequr vëmendjen fytyra. “Ça fytyrë të bukur që ke”, i ka shkruar Tejeci i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit të Kukësit në Shqipëri.