INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi, reagon ashpër Arbenita: 'Më vjen turp që jam...'

Pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi, reagon ashpër Arbenita: 'Më vjen turp që jam...'

Publikuar më: 12:27 30-08-2023

Një video e Arbenitës në ashensor me një objekt në dorë është nxjerrë nga konteksti nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Menjëherë ata shpërthyen në komente duke e cilësuar atë si objekt seksual.

Kjo gjë e ka irrituar shumë modelen e cila ka bërë një reagim të gjatë në Instagramin e saj. E prekur nga të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi, Arbenita shprehet e turpëruar edhe për origjinën e saj.

“Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar. Ndonjëherë më vjen turp që jam shqiptare dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, shoh punët e mia, nuk i bëj keq askujt që marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Turp!”, ka shkuar modelja në Instastory e mesa duket gjendja e saj emocionale nuk është aspak e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887