Tashmë Bebe Rexha është një ndër emrat më të degjuar në botë.
Por Bebe ka qënë gjithmonë mirënjohëse ndaj vendit të saj dhe gjithmonë e ka treguar me krenari prejardhjen e saj shqiptare. Edhe kur ishte për koncert në Shqiperi , Rexha i bëri të gjithë krenarë duke thënë: “Jam krenare që jam shqiptare” . Se fundmi, Bebe apo e njohur me emrin e saj të vërtetë Bleta , ka postuar një video në profilin personal në Snapchat ku shihej se në dhomën ku qëndronte, mbante flamurin shqiptar. Ajo gjithashtu gjatë një koncerti në Detroit ka ngritur flamurin shqiptar duke bërë shume fansa të emocionohen.
Por Bebe di gjithmonë të na bëjë krenar dhe kësaj here gjithë familja e saj, ajo ka postuar një video në profilin personal në Facebook ku ndodhet me familjarët e saj duke kënduar në gjuhën shqipe këngën e njohur popullore “Hajde halla e madhe” duke u shprehur poshtë videos : “Familja është gjithçka, së bashku duke kënduar në shqip”./intv.al/