Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez pasi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore por edhe emocionale, këto kohë ka qëndruar e tërhequr nga rrjetet sociale. Për herë të fundit ajo është shfaqur në ‘Instagram’ përpara dy muajsh dhe tashmë është rikthyer sërish.
‘Puma’ ka publikuar një video, në të cilën Selena promovon linjën e saj të re të veshjeve në bashkëpunim me këtë firmë. Në video ajo shfaqet së bashku me disa vajza dhe gra të tjera, të cilat përshkruajnë veten me një fjalë të vetme.
Këngëtarja thotë se ajo është një njeri që merr rreziqe përsipër. Më pas ‘Puma’ ka publikuar edhe një ‘story’ me zërin e Selenës që dëgjohet teksa thotë: “Çfarë do t’i tregoja unë një vajze të re për forcën? Që përfundimisht vjen brenda vetes. Unë mendoj se forca reale është padyshim dobësia, ndershmëria dhe dhembshuria”.
Bashkëpunimi mes Selenës dhe ‘Puma’ do të realizohet në 12 dhjetor dhe duket se këngëtarja do të rikthehet sërish e fortë si më parë.