INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas një muaj torturash, vjen kthesa vendimtare për Brad Pitt!

Pas një muaj torturash, vjen kthesa vendimtare për Brad Pitt!

Publikuar më: 09:21 20-10-2016

Kishte kaluar kohë, por momenti më në fund ka ardhur.

Brad Pitt takoi për herë të parë pas më shumë se një muaji arsyen e gjithë problemeve të tij më Angelina-n, djalin e tij 15 vjeçar Maddox. Kjo është hera e parë që ata takohen pas konfrontimit në avionin privat muajin e kaluar. Burime pranë Angelina-s bëjnë me dije për TMZ se dyshja u takua pasditen e të mërkurës në praninë e një terapisti. Plani për të ribashkuar baba e bir ekzistonte prej një farë kohe, por terapisti kishte menduar se nuk ishte ende koha e duhur. Brad kishte vizituar 5 fëmijët e tij të tjerë përpara së mërkurës, por takimi i fundit me Maddox është pika e vërtetë e kthesës. Siç kemi raportuar më parë, Brad dhe Angelina kanë rënë dakord me një plan të përkohshëm kujdestarie, ku Jolie ka kujdestarinë fizike të fëmijëve, ndërsa Pitt i viziton. Kjo deri sa të bien dakord në një plan përfundimtar ose gjykata të vendosë. 

bradmad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223