Koncesionarët e Rrugës së Kombit po përfundojnë punën për ndërtimin e vendeve ku do të kryehen pagesave për taksën e kësaj rruge.
Terminali po ndërtohet pranë tunelit të Kalimashit e brenda dhjetorit ai do të jetë gati e për pasojë do të nisin dhe pagesat. Pese euro do të paguajnë drejtuesit e makinave të vogla. Për automjetet me tre rrota taksa do jetë 2.5 euro dhe për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, pagesa do të jetë 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, taksa do jetë rreth 16 euro. Ndërsa drejtuesit e kamionëve të rëndë do të paguajnë 23 euro.