INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas një nate të gjatë kërkimesh gjendet pajetë peshakatari vlonjat

Pas një nate të gjatë kërkimesh gjendet pajetë peshakatari vlonjat

Publikuar më: 09:52 26-09-2019

Që prej mbrëmjes së djeshme një peshkatar nuk gjendej. Familjarët të alarmuar njoftuan për zhdukjen e tij. E vetëm sot, pas shumë orësh kërkime, polumbarët e Forcave Detare kanë gjetur trupin e 60 vjeçarit, 20 metra nga bregu i detit në Gjirin e Dukatit.

Viktima quhet Mehmet Aliraj. Ai u mbyt mbrëmë teksa kishte dalë për peshkim. Mësohet se 60-vjeçari u fut në det për të peshkuar me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.

Aliraj u gjet i veshur me kostumin e zhytjes në thellësinë 5 metra. Ende nuk dihet shkaku i mbytjes së tij, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjjes.

“Roja Bregdetare e Forces Detare, e mbeshtetur edhe nga Policia Kufitare per disa ore u angazhuan ne operacionin e kerkimit nga deti dhe toka ne Gjirin e Dukatit per peshkatarin e zhdukur dje. Shtetasi M.A, 60 vjec, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet ne thellesine 5 metra nga polumbaret e Forces Detare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828