Me siguri ju kishte munguar Elvana dhe muzika e saj.
E ndërsa kishit mbetur duke përsëritur refrenin këngës së saj të fundit, “Love me”, erdhi momenti që të bëheni gati përë të dëgjuar këngën e re. Pas një pauze një vjeçare, këngëtarja ka vendosur të rikthehet me “Njësoj”, por jo njësoj. Sonte në orën 19 e 30 do të mund ta shuani kuriozitetin e këtij tralieri vetëm pak sekondash pasi në atë orë publikohet edhe klipi i plotë.
Deri tani kuptohet se ky klip do të ketë skena mjaft të veçanta dhe dhe njëra prej tyre është edhe kjo teksa këngëtarja shfaqet në errësirë e veshur me vija fosforeshente. Që tani mund të themi se një vit pushimi ia vlejti sepse po sjell një Elvanë e cila me siguri do të veçojë nga prurjet e kësaj vere.