Si duket bashkëpunimi mes Noizy-t dhe Ledrit, frymëzoi edhe reperat e tjerë shqiptarë që të sjellin bashkëpunimin e radhës.
Pas tyre edhe Capital T me Mc Kreshën kanë paralajmëruar se sot do të sjellin bashkëpunimin. ‘Numra’ është titulli i këngës e cila do të lançohet gjatë ditës së sotme dhe premtohet që nuk do të jetë thjeshtë një numër. Capital T verën e kaluar ishte një ndër reperat më të preferuar dhe Mc Kresha është afirmuar prej kohësh si një ndër reperat më të mirë shqiptar. Është e lehtë për t’u kutpuar se po vjen një hit.