Sherrit Noizy-Enca i është bashkuar edhe një tjetër këngëtare.
Ajo është Beatrix Ramosaj e cila e ka prishur marrëdhëien me Encën para Noizy-t. Sot ata të dy i bashkon armiqësia kundër këngëtares dhe e shprehin këtë në mënyra të ndryshme. E fundit është një meme ku shfaqet Noizy që supozohet se këndon "Eci rëndë si..." frazë e cila i përket këngës së tij të fundit "100 kile" dhe që vijon me foton e Encës duke ecur , të cilës përveç Noizy-t i bën “like” edhe Beatrix. Flitet se këngëtarja dëshiron të zëvëndësojë Encën duke u bërë anëtarja më e re e grupit OTR edhe pse reperi duke ende i pavendosur për këtë.